Buxheti 2023, Çuçi flet me shifra për rritjen e pagave në gjithë sektorët e policisë

Buxheti 2023, Çuçi flet me shifra për rritjen e pagave në gjithë sektorët e policisë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi duke folur në Kuvend për buxhetin e vitit 2023, u ndal me shifra se sa do të rriten pagat në radhët e policisë, duke shpjeguar të gjithë sektorët që do të përfitojnë.

Çuçi deklaroi se për Gardën e Republikës janë 1300 punonjës me rritje page 7%.

Ndërsa për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ku tha se ka rritje në 86% të agjencisë mesatare me 13% të pagave, për pjesën tjetër të mbetur një rritje 7%.

Më shërbimin e mbrojtjes nga zjarri e shpëtimi janë 1181 punonjës që do marrin nga ky buxhet një rritje page 7%.

Të gjithë këta janë punonjës në shërbim të drejtpërdrejt ndaj komunitetit, dhe në pjesën që quajmë administratë publike, për 2940 punonjës në gjithë sistemin e sigurisë do kemi rritje 7%.

Buxheti është realist dhe për kërcënimet e tjera për sigurinë, një nga këto është sulmi kibernetik që pësuan sistemet e sigurisë nga një armik i njohur nga të gjithë.

Në përgjigje të këtij sulmi për të forcuar sistemet, 7.6 herë e kemi rritur për forcimin e sigurisë të Policisë së Shtetit, krahasuar me 2022. 547 milionë lekë kemi parashikuar për sistemet e policisë, në buxhetin e policisë, dhe vetë AKSHI ka një paketë të posaçme për policinë.

Sipas tij, krahas investimeve nga partnerët për një mjedis të sigurt kibernetik, Çuçi deklaroi se buxheti është një mundësi shumë e mirë për të rritur mirëqenien e familjeve të punonjësve që punojnë në agjencitë ligjzbatuese dhe në Policinë e Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy