Gazetari Denis Dyrnjaja në MCN Live ka komentuar protestën e opozitës për të cilën u shpreh se opozita po fsheh protestën reale që është ajo kundër SPAK duke u përdorur komisionet hetimore.
Ai tha se protesta ndaj SPAK i krijon kosto publike Berishës, ndërsa shtoi se Berisha është ajo digë që ka bllokuar zhvillimin e opozitës.
Opozita me protestën për komisionet hetimore ëhstë në të drejtën e vetë, por problemi është se pas kësaj proteste ajo po fsheh protestën reale, atë kundër SPAK, atë që çështja tejkalon nevojën politike dhe kalon te ajo axhenda personale.
Nëse ti proteston kundër SPAK atëherë ti ndahesh më dysh se nga njëra anë ti po i çon prova për inceneratorët dhe nga ana tjetër e intimidon për një tjetër çështje, sepse kur të godet ty SPAK është me organizim nga Rama dhe e kundërta. Protesta kundër SPAK është një tjetër fiaskjo që i kushton kosto opozitës. Prandaj ose e pranon SPAK ose jo, kjo gjë është nul. Protesta ndaj SPAK i krijon kosto publike Berishës.
Unë nuk jam për të bërit opozitë në kuvend me flakadanë, por jam me atë të fjalës. Këta mendojnë se janë duke bërë një aksion, por nuk po bëjnë asgjë. Diga që ka bllokuar këtë zhvillim është Berisha, ai duhet të ikë, por Berishës sot i mjafton ekzistenca sepse koha fizike apo ajo biologjike nuk i mjafton. Ai do të ekzistojë si qenie politike. Berisha është tipik politikan intrigant, ka fituar me intriga.



