Heqja e masave të BE-së/ Diskutohet sot raporti i Borrellit për Kosovën

Heqja e masave të BE-së/ Diskutohet sot raporti i Borrellit për Kosovën

Në takimin e sotëm të Komitetit për Politikë dhe Siguri në Bruksel do të bisedohet edhe për raportin e përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell, për masat e BE-së ndaj Kosovës, për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit, një vit më parë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kështu bëri të ditur dje emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Për aq sa di unë, ky raport do të diskutohet nesër në Komitetin për Politikë dhe Siguri dhe kjo varet nga rezultati i diskutimit.

E kam bërë të qartë qëndrimin tim për sa i përket masave, që në shtator, kur kam rekomanduar që këto të hiqen. Por siç e thashë, nuk jam pjesë e këtij procesi, ky është vendim i shteteve anëtare.

Qëndrimi im personal është që ato duhet të hiqen. Kryeministri Kurti nuk është brenda vendit, për këtë s’kemi pasur takim.

Lajçak qëndroi dje për vizitë në Prishtinë, ku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me të cilin diskutuan së bashku rifokusimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë, ka konfirmuar zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023.

Atëbotë, BE-ja pati thënë se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim të situatës.

Megjithatë, nuk dihet nëse Borrelli ka rekomanduar heqjen e masave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy