Po hapen sot për verifikim 229 kuti në magazinën qendrore të KQZ-së në Vaqarr, raporton për Mcn Live gazetarja Oliverda Allmuça.
Ndërkaq KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për hapjen e kutive të Kukësit, pasi opozita s’ka pasur prova të mjaftueshme për qarkun në fjalë.
“Në Vaqarr në magazinën qendrore të KQZ sot po kryhet verifikimi i kutive për të paktën 229 kuti, ndërkohë që 4 janë hapur ditën e djeshme. Kjo pas kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të PD-së Nuri dhe Logu, që kanë ngritur pretendime se brenda kutive ka pasur parregullësi. Ka filluar fillimisht me Vlorën, më pas do vijojë Dibra Gjirokastra, Korça, Lezha, Shkodra, Fieri, Berati, Durrësi, Tirana, dhe në fund Elbasani. I vetmi qark i përjashtuar është Kukësi, sepse vendimi u mor pak minuta më herët nga KAS-i. Nuk ka patur prova të mjaftueshme PD për Kukësin. Vijon numërimi, ka nisur që prej orës 09:00”.



