“Imuniteti i Tahirit”, Spaho: Ramën e ka zënë paniku

“Imuniteti i Tahirit”, Spaho: Ramën e ka zënë paniku

Përmes një deklarate, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë presionet sipas tij ndaj drejtësisë dhe prokurorëve për çështjen Tahiri. Spaho thotë se kryeministri vijon t’i bëjë presion edhe me anëtarët dhe simpatizantët e PS të cilët sipas tij janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit në mbështetje të Tahirit.

Deklarata e Edmond Spahos: 

Pas presionit ndaj sistemit të drejtësisë të bërë me Ministrin e Brendshëm, presionin me anëtarët socialiste ne Keshillin e Rregullores, presionet nga deputetet e Rilindjes kanabiste, Edi Rama vijon presionin edhe me anetaret dhe simpatizantët e PS dhe kanabistet dhe ushtaret e klaneve te drogës tek Selia e Kryesisë te Kuvendit. I ka zënë keq paniku jo për Tahirin por per Edin te cilit po i afrohet perdite fundi. Ngjarjet ne Kuvend treguan farsën e “shtetit” te Rames dhe “drejtësisë” se tij.

Keto ngrehina dhe vete PS jane kthyer ne struktura kriminale duke u habilizuar. Edi Rama te largoje sa me pare kanabistet nga presionet qe i bëjnë drejtesise dhe prokuroreve tek selia e Kuvendit ndryshe do provoje zemërimin e qytetareve te cilët sot duan drejtësi dhe venien e krimit dhe te politikes se kriminalizuar me shpatulla për muri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy