
Duke analizuar faktet se ku gjendet sot opozita, përkatësisht PD e copëzuar, analisti Andi Bushati, në studion e “Të paekspozuarit” tha se me gjithë vështirësitë, kemi një opozitë që nuk është blerë nga Edi Rama.

Sipas tij, tashmë misioni i PD-së së gjymtuar është që të ruaj filizat e mbetura të demokracisë.
Ne sot kemi fituar një opozitë e cila nuk ka asnjë shpresë të mundin Edi Ramën pas tetë muajsh, por të paktën nuk është një opozitë e blerë nga Rama.
Me gjithë SPAK e Ramës, e me gjithë amerikanët, kjo opozitë nuk e çoj dot Veliaj në burg, por të paktën e pengoi 5D.
Qëllimi politik është o do vendoset diktaturë totale ose do ruhet një minorancë e cila nuk fiton dot që ulëret me aq sa ka fuqi, që ‘o njerëz po jetoni ne diktaturë.
Nuk do merrnin vesh as këtë nëse kjo minorancë do ishte e blerë. Kaq është misioni i kësaj PD-je të gjymtuar, të ruaj filizat e vetme të mbetur të demokracisë.



