Ish-ministrja e Arsimit Mirela Karabina e cilësoi arrogancë mungesën e diskutimit të programit qeverisës në seancën parlamentare ku u bë votimi i tij.
Duke folur për “MCN Informacion”, Karabina tha se programi qeverisës është i mbushur me fjalë boshte dhe pa akte konkrete.
Një seancë e rëndësishme ku prezantohet programi i qeverisë, përgjegjësia është e mazhoranës dhe Kryeministrit.
Ti mohosh qytetarëve të dëgjojnë programin qeverisës, nuk është gjë tjetër veçse arrogancë.
Duke qenë se ka sallën e parlamentit për ta dëgjuar qytetarët, opozita duhet të kishte vazhduar dhe të këmbëngulte që të kishte debat për programin qeverisës.
Është një qeveri me shumë kusure që nuk ka plotësuar ato që ka premtuar që në 2013 dhe sot jemi në një gjendje tejet të rëndë.
Programi qeverisës janë fjalë boshe, pa akte konkrete, që tregon se ne do ngopemi me lugë bosh. Interesi i qytetarëve është si të përmirësohet jeta e tyre, fatkeqësisht politika është zhytur në një batak.
Duket sikur rëndësi ka vetëm të qenit deputet, dhe është një parlament që nuk do të zgjidhë atë që presin qytetarët.
Nuk është program, por një propagandë e mbushur me fjalë boshe dhe pa akte. Të gjitha janë shifra pa asnjë sqarim.
Njerëzit janë të neveritur nga ky parlament.



