
Kryedemokrati Sali Berisha në ditën e inaugurimit si President të Amerikës të Donald Trump, deklaron se do të kërkojë rishikimin e vendimit për shpalljen e tij “non grata”.
Në një komunikim me mediat ditën e sotme, ai tha se ndërsa sot në Uashington ndërrohet pushteti, fitoren e Trump, e ka konsideruar një mrekulli të vërtetë për njerëzimin.
Rasti im, është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani pa diskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq.
Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj.



