Paralajmërohen protesta/ Berisha: Në vjeshtë primaret për kryebashkiakët

Paralajmërohen protesta/ Berisha: Në vjeshtë primaret për kryebashkiakët

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vjeshta do jetë periudha e fillimit të primareve për kandidaturat për Kryetarët e Bashkive.  Berisha paralajmëroi protesta ndaj qeverisë.

“Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet shumëplanësh. Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie. Kjo jashtë çdo lloj dyshimi. PD duhet të shfrytëzojë çdo lloj potenciali për objektivat e saj,” tha Berisha.

Sipas tij, vendi është në krizë, nga e cila po përfiton Edi Rama.

“Nuk janë çmime tregu këto, janë çmime të shushunjave të importuara nga koha e komunizmit, që asgjësojnë institucionet ligjore të ngarkuara për t’i dhënë përgjigje spekulimet. Kjo sepse Edi Rama me njerëzit e tij janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve,” tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy