Në një komunikim për mediat nga Ohri në përfundim të samitit të “Ballkanit të Hapur”, Kryeministri Edi Rama deklaroi se kriza që ka pushtuar botën mund të thellohet më tej, ndaj kërkoi përpjekje nga çdo vend për të qenë të qëndrueshëm.
Rama tha se edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë.
Kjo peshë do të vijojë, edhe kur kilovati i fundit i energjisë do ketë një peshë sa një megavat. Për këtë arsye, grupi ynë i përbashkët do fillojë nga puna ndërkohë që ne do adresojmë përmes stacioneve të tjera të Ballkanit të Hapur, nga stacioni i parë në korrik në një takim të ngushtë të ballafaqimit të grupit të punës, dhe më pas në shtator në Serbi ku do zhvillohet një aktivitet me vera.
Politikanët mund të zgjedhin të rrinë këtu ose të mos vijnë këtu. Ndërkohë që do zhvillohet edicioni i parë i panairit, do kemi dhe sesionin e sigurisë ushqimore dhe sigurisë energjetike.
Shqipëria sot është një pikë e rëndësishme e rajonit për furnizimin me energji.
Kemi shumë mundësi që të jemi komplementarë për shkak të burimeve të ndryshme të energjisë. Në mënyrë që të kemi sa më shumë sinergji.
Lidhur me mungesën e Kosovës në samit, ai e cilësoi tryezën si mundësi për të komunikuar dhe dialoguar.
Do të dëshiroja të ishim gjashtë vendet, por një gjë është e sigurt, pikërisht se është e njerëzve, Ballkani i Hapur as nuk ndalet dhe as nuk mbyllet.
Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton, është i destinuar të humbë kohë.
Ai tha ndër të tjera se anëtarët e Ballkanit të Hapur do të vazhdojnë të jenë aty, dhe asnjë prej tyre nuk do të iki diku tjetër.



