
Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media ka thënë se takimi në mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk ishte i lehtë.
Sipas tij që të dy liderët i kanë shprehur idetë e tyre të qarta në lidhje me dialogun.
“Ky takim nuk ishte takim i lehtë, por i rëndësishëm dhe ndodhi. Që të liderët dy u shprehën të qartë nga ajo se çfarë presin nga dialogu. Ajo çka është e rëndësishme për Bashkimin Evropian është se që të dy kanë konfirmuar se nuk ka rrugë tjetër përpara përveç normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Lajçak.
Sipas tij, dy vendet fqinje janë “të vendosura që të arrijnë një normalizim gjithëpërfshirës të marrëveshjes përmes dialogut, i cili do të vazhdojë deri në fund të korrikut”.
Po ashtu, Lajçak, ka theksuar se pritshmëritë e Bashkimit Evropian dhe qytetarëve të dy vendeve janë të mëdha.
“Bashkimi Evropian dhe qytetarët e të dy vendeve kanë pritje të mëdha nga liderët e tyre që të tejkalojnë trashëgiminë e së kaluarës dhe ta shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes së tyre të përbashkët në Bashkimin Evropian duke qenë të aftë të normalizohen marrëdhëniet mes këtyre vendeve në mënyrë gjithëpërfshirëse”, shtoi ai
Pritet që takimi i radhës të zhvillohen më 25 korrik, nëse të dy palët do të dakordësohen..



