“Sërisht një”, janë fjalët me të cilën sot ambasada gjermane në Tiranë, kujton 32-vjetorin e bashkimit të dy Gjermanive, Republikës Demokratike Gjermane dhe Republikës Federale Gjermane.
Sërisht një! Sot 32 vjet më parë, më 3 tetor 1990, Gjermania Lindore dhe Perëndimore u bashkuan.
Bashkimi u bë realitet pas pothuaj 1 viti nga rënia e Murit të Berlinit, që nisi më 9 nëntor 1989.
Shembja e Murit dhe bashkimi i dy Gjermanive ishin sinjal për ndryshimin e sistemeve komuniste në vendet e Europës Lindore, përfshirë Shqipërinë.
Bashkimi i Gjermanisë çdo vit kremtohet më 3 tetor me ceremoni zyrtare.



