Analisti Klementin Mile, për zhvillimet në Partinë Socialiste dhe konkretisht kandidaturën e deputetit Erion Braçe për të garuar për Bashkinë e Tiranës, e sheh si lëvizje testuese.
Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se Erion Braçe e shikon veten në skaj, si një personazh pa peshë në Partinë Socialiste dhe aktualisht është duke u përpjekur të rikthehet në qendër të vendimmarrjes së Partisë Socialiste.
Lëvizja e zotit Braçe a ka qenë për të sfiduar autoritetin e Edi Ramës, apo diçka tjetër. Në bazë të analizës që kam bërë më del një lëvizje testuese. Erion Braçe është duke testuar peshën e vetë, duke i thënë Ramës dhe pjesën tjetër, se nuk mund të merren vendime të rëndësishme dhe unë mos të jem pjesë.
Zoti Braçe e shikon veten në skaj, si një personazh pa peshë në Partinë Socialiste. Dhe për mua Braçe është duke u përpjekur të rikthehet në qendër të vendimmarrjes së PS. Kjo e shtyn, jo dhe aq idealist dhe të demokratizimit të Partisë Socialiste. Ato që thuhen nëpër deklarata se e kam seriozisht, do i shkoj deri në fund, ato janë mjete për t’i shkuar deri në fund një qëllimi që ti ke.
Braçe është një nga këta njerëz duke qenë se ka kaq kohë në politik, e kupton që me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë po shtyhet në skaje. Thotë shiko se unë kam një peshë tjetër dhe ky është kuptimi i gjithë kësaj lëvizje dhe më pas kërkesa për të marrë të dhënat nga KQZ se sa vota ka marrë nga 1992. Është për të treguar që kam tjetër peshë në Partinë Socialiste.
Ai po teston, po shikon reagimin, nëse do ketë mbështetje do e shtyjë një hap më tutje, nëse nuk do ketë, do e fikë fare atë flakë që ka ndezur. Zonja Spiropali nuk është socialiste e vjetër, është nga sekti i Rilindjes. Nuk është socialiste e vjetër që ka humbur me kalimin e kohës.
Zonja Spiropali ka qenë njeri i suksesshëm një lloj figure e rëndësishme e qeverisjes socialiste dhe në një farë mënyre duhet të mbajmë parasysh se zonja Spiropali ka dhe një rrjet njerëzish që e mbështesin. Kjo lëvizje e zonjës Spiropali vjen pas rënies simbolike të zonjës Balluku.



