Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i dërguar si përfaqësues i Parlamentit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE, ka ngritur shqetësimin se Shqipëria dhe Ballkani janë të rrezikuara nga disa vende të fuqishme të lindjes, përveç Rusisë.

Ai tregoi pikat e nxehta në rajon, ndërsa kërkoi strategji të përbashkët bashkëpunimi nga vendet anëtare të NATO-s në Ballkan.

Vendet e Ballkanit, janë fortësisht të ndikuara nga lufta hibride nga Rusia, Kina, Irani, që përpiqen të ushqejnë konflikte të reja dhe të fjetura. Situata në Bosnjë Hercegovinë situata në Mal të Zi, situata në Veriun e Kosovës kërkon më shumë vëmendje dhe pjesëmarrje të OSBE dhe të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Të nderuar kolegë, në mënyrë që të ndalojmë çdo konflikt të mundshëm në Ballkan, unë besoj se është koha që vendet e NATO-s në Ballkan të punojnë së bashku për të ndërtuar strategjinë e parandalimit politik dhe ushtarak.

Mediu doli në krah të Ukrainës, duke paralajmëruar se oreksi i Rusisë nuk ndalet me aneksimin e disa rajoneve lindore.

Shpresoj që Samiti i NATO-s në Uashington do të sjellë më shumë bashkëpunim të frytshëm në mbështetje të Ukrainës, jo vetëm për të ndërtuar mbrojtjen e tyre, por, siç përmendi kolegu dhe miku im i mirë nga Letonia, për të fituar luftën kundër së keqes. Ukraina nuk po lufton vetëm për veten, por por lufton edhe për sigurinë dhe demokracinë e Europës. Në një kohë që mbështesim Ukrainën, le të kuptojmë se Rusia nuk po vepron e vetme, por ka mbështetje Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut. Situata në Moldavi provon se qëllimi i Rusisë nuk është vetëm Ukraina.

Deklaratat e Mediut, u mbështetën edhe nga Kongresmeni amerikan, Joe Wilson, i cili kërkoi që të ketë vëmendje të shtuar ndaj rajonit të Ballkanit, i cili është lehtësisht i destabilizueshëm.