“Shengeni Ballkanik”, Rama: Ndasitë midis Kosovës dhe Serbisë të mos bllokojnë bashkëpunimin në rajon

“Shengeni Ballkanik”, Rama: Ndasitë midis Kosovës dhe Serbisë të mos bllokojnë bashkëpunimin në rajon

Kryeministri Edi Rama është shprehur sërish për të ashtuquajturin Shengen Ballkanik apo mini-shengen dhe objektivat që kërkohen të arrihen nëpërmjet kësaj nisme.

Në një intervistë për televizionin kroat “N1”, Rama tha se qëllimi i kësaj nisme është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe realizimi i katër lirive që ekzistojnë edhe brenda Bashkimit Europian.

Bashkëpunimi rajonal për ne është thelbësor. Ju, në Kroaci, jeni pjesë e BE – ne nuk jemi. Dhe derisa të jemi aty, nuk e shoh pse nuk mund të mund të lëviznim lirshëm brenda rajonit tonë. Të kesh lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mallrave, të kapitalit të shërbimeve – që janë katër liritë e vetë BE-së. Shengen është përdorur si një pikë referimi, dhe i referohet këtyre katër lirive brenda Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Rama.

Sipas Ramës, ndasitë që ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht midis Kosovë-Serbi nuk duhet të bllokojnë bashkëpunimin në rajon.

Po ka shumë mosmarrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës – por kjo nuk duhet të jetë pengesë për të bashkëpunuar. Dhe sa më shumë të bashkëpunojmë, aq më shumë flasim, aq më shumë njerëz njihen me njëri-tjetrin, më shumë në biznes, në shkëmbime njerëzore, shkëmbime kulturore dhe shumë gjëra të tjera, do të jetë më e lehtë për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për të zgjidhur gjërat. Përndryshe, nëse presim të zgjidhim gjithçka para se të fillojmë bashkëpunimin, kurrë nuk do të jemi në gjendje as të bashkëpunojmë dhe as të zgjidhim gjithçka”, ka deklaruar kreu i qeverisë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy