
Pyetjes nëse problemet e Shqipërisë janë bërë pjesë e tryezave të rëndësishme në Amerikë, aktivistja Evi Kokalari iu përgjigj duke pohuar se kjo ka ndodhur kohët e fundit. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kokalari tha edhe non grata e ish liderit të PD Sali Berisha është diskuruar në tryeza të rëndësishme dhe se sipas saj pas kësaj ngjarje edhe sekretari Blinken e njeh ish kreun e PD.
Pjesë nga diskutimi:
Ka zëra që Amerika merret me gjithë Shqipërinë, mund të dimë nëse problemet e Shqipërisë kanë arritur në tryeza të rëndësishme?
Kokalari: Kanë arritur kohët e fundit.
Edhe për Berishën?
Kokalari: Sigurisht.
E njeh Blinken Berishën?
Kokalari: Po, pas ngjarjes.



