Berisha akuza të forta për ambasadoren Vlahutin: I ka kërkuar Llallës arrestimin tim

Berisha akuza të forta për ambasadoren Vlahutin: I ka kërkuar Llallës arrestimin tim

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutintha. Në një intervistë për ABC News, ish-kryeministri Berisha, deklaroi se Vlahutin i ka kërkuar ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla arrestimin e tij.

Zoti Llalla i ka thënë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë në fakt e kisha marrë vesh këtë fillimisht nga ambasadorë të huaj, por as nuk e kisha vlerësuar as se kisha vu fare. Kur para se t’ia thoshte Adriatiku presidentit Nishani, të paktën një vit më përpara, i thotë njërit se ajo, me fjalë zhvlerësuese për të, por unë nuk e kisha vlerësuar. Tani a e besoj unë atë? 100 për qind“, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se ka kërkuar që të bëhet transparenca e blerjes së një vile në Mullet nga Vlahutin me 4700 euro për metër katrorë.

“Zonja do të hetohet dhe BE, e vendet anëtare, kanë të gjithë mekanizmat për të rivendosur integritetin”, tha Berisha.

Ndërsa lidhur me deklaratat e Llallës se Ambasadori amerikan Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Presidentit Ilir Meta, Berisha tha se nuk mund ta thotë, por që Vlahutin i ka kërkuar Llalës arrestimin e tij, e beson.

Berisha ka paralajmeruar se do te nise revolta me e madhe popullore qe ka njohur Shqiperia, dhe kjo e nxitur nga drejtesia e njeanshme.

"Reforma në drejtësi do i kushtojë edhe lëkurën Ramës një ditë, aq shtrenjtë sa nuk mund ta imagjinojë. Sepse e mori drejtësinë mbi vete. Dy ambasadorët në zbatim të platformës së Sorosit bënë gjithcka ti japin drejtësinë atij, sepse pasi opozita me një qëndresë të jazhtëzakonshme arriti t’jua djegë me Kushtetutë mundësinë e kapjes, kaloi në ligjin me 3/5 dhe kapi drejtësinë", tha më tej Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy