
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka filluar fjalimin e tij para deputetëve të Serbisë, duke theksuar se situata në Kosovë sipas tij është e papërshtatshme për Serbinë, në veçanti pas luftës në Ukrainë.
Ai theksoi se Serbia, tërthorazi apo direkt nuk do ta njohë kurrë Kosovën.
Vuçiç i bëri këto komente në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë është raporti i Qeverisë serbe për negociatat e mbajtura me Kosovën përgjatë një viti, përkatësisht nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2022.
Dua të bëjë diçka të qartë, Serbia tërthorazi apo direkt nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe se do të luftojnë për interesa nacionale dhe shtetërore.
Madje theksoi se Kuvendi i Serbisë është vendi i duhur dhe i vetëm, ku duhet diskutuar për Kosovën.
Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Vuçiç tha se “histeria e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Evropë, reflekton edhe në Serbi”.
Kjo e vë Serbinë “në një situatë edhe më të vështirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës", u shpreh presidenti serb.



