Basha në Urën Vajgurore: Nuk bëhet shtet me noterë e parukierë (VIDEO)

Basha në Urën Vajgurore: Nuk bëhet shtet me noterë e parukierë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me fermerët e zonës së Urës Vajgurore, ku komentoi situatën politike në vend, duke iu përgjigjur edhe zërave kritikë, të cilët kanë fajësuar opozitën. Teksa foli në lidhje me betimin e Arta Vorpsit te noterja, Basha u shpreh se nuk mund të bëhet shtet me noterë dhe parukierë.

Basha tha më tej se çështja e krizës politike dhe zgjidhja e saj janë zgjedhjet. “Nuk është gjykata ime, është gjykata juaj. Me noterë e parukierë siç i tha Presidenti nuk bëhet shtet. Sot ka dy mënyra, një mënyrë është të bësh sikur bën teatër bashkë me ta dhe asgjë nuk kishin për të ndaluar. Gjëja tjetër është që ti tregonim gjithë shqiptarëve se çfarë bëhet, prandaj dolën me njerëzit. Sot çfarë arritëm? Sot ke atë që Bundestagu thotë, që në Shqipëri ka një krizë të rëndë politike. Pa e zgjidhur atë nuk ju hapim derën. Nuk e kemi me ju shqiptarët, e kemi me atë që është në krye të vendit. Bëj zgjedhje pastaj të hapim derën e Evropës”, deklaroi Basha.

Ndërkohë, lideri demokrat u shpreh se shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen që mos të shesin votën, por të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese në mënyrë të pavarur. Sipas Bashës, nëse nuk shitet vota dhe qytetarët bëhen bashkë, kjo qeveri rrëzohet brenda 24 orësh. “Përgjegjësia më e madhe është për të ruajtur votën tuaj. Nëse bëhemi bashkë, kjo qeveri bie brenda 24 orësh. Nëse nuk e shet votën, ky regjim merr fund”, u shpreh Basha

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy