Kadilli: Do shkoj tek të dy Kuvendet e PD, por as për Bashën, as për Berishën

Kadilli: Do shkoj tek të dy Kuvendet e PD, por as për Bashën, as për Berishën

Demokrati Fatbardh Kadilli deklaroi mbrëmjen e sotme nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV se do të marrë pjesë në të dy Kuvendet që do të zhvillojë PD si në datën 11 dhjetor edhe në datën 18 dhjetor.

Ai tregoi se arsyeja se përse do të marrë pjesë tek të dy nuk është as Basha dhe as Berisha, por demokratët, të cilët ai tha se nuk i ndanë në të Bashës dhe Berishës.

“Para shqiptarëve ne i kemi provuar të dy. Shqiptarët na kanë larguar nga pushteti me Berishën, nuk na kanë dhënë pushtet me Bashën, vetë demokratët janë në dëshpërim sepse janë në opozitë prej 8 vitesh. Unë do të marr pjesë në të dy kuvendet. Në datën 11 do shkojnë ata që janë mbështetës të Berishës dhe ata që janë inatosur me Bashën. Unë nuk kam firmosur tek asnjëri dhe do shkoj tek të dy sepse jam delegat. Unë nuk do shkoj as për Berishën as për Bashën. Unë nuk besoj tek Berisha, unë do shkoj se në sallë ka demokratë sepse nuk i ndaj demokratët”, tha Kadilli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy