Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se protestuesit sot u provokuan nga një nga deputetët e PSD-së.
Më tej Kume tha se sot policia kishte ardhur e përgatitur, jo si të martën.
Policia kishte marrë masa, kishte vendosur kordon metalik dhe kishte krijuar kordon me efektivë.
Pati disa momente me incidente.
Protestuesit akuzuan dhe deputetët e opozitës. Nuk pranuan as Lapajn që tentoi të futej në protestë, edhe Shehajn.
Momenti kulminant ishte kur një grup së bashku me aktivistin Progni të cilët ishin në një kafe tentuan të qëllonin me vezë, Manjën dhe Kadelin dhe ndërhynë efektivët dhe i shoqëruan. Pati konflikt, një nga protestuesit u plagos. Një nga punonjësit e Gardës plagosi një protestues, dhe kjo nxiti dhe reagimin e të tjerëve. Protestuesit u provokuan nga një prej deputetëve të PSD. Pati dhe protestues që u ndjenë keq dhe nga spraji. Brenda parlamentit mazhoranca vijoi e vetme rendin se deputetët e PD-së e bojkotuan, u larguan nga seanca.
Sipas Kumes socialistët janë të fokusuar tek çështja e protestës dhe se tema e “The Albanian Files” nuk është fare pjesë e shqetësimeve dhe diskutimeve të tyre.
Socialistët të fokusuar tek çështja e protestës. Në takimet që ka bërë grupi parlamentar të PS-së, por edhe në takimin e grupit të PS dhe qeverisë. “The Albanin Files” nuk ka qenë pjesë e diskutimeve dhe shqetësimeve.



