Kryetarja e OSBE-së Ann Linde sot për vizitë zyrtare në Tiranë

Kryetarja e OSBE-së Ann Linde sot për vizitë zyrtare në Tiranë

Kryetarja e OSBE-së, që mban postin e ministres për Punët e Jashtme në Suedi, Ann Linde, do të vizitojë sot Shqipërinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e cila njofton ardhjen e kryetares së radhës së OSBE, Ann Linde në Tiranë, ku do flasë për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.

“Mirëpresim nesër për vizitë në Shqipëri kryetaren e radhës së OSBE, ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. Në takimet me homologët e saj shqiptarë, kryetarja Linde do të flasë me ta për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të vendit”, thuhet në njoftim e Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Linde më pas do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kryetarja do të marrë pjesë në nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi midis OSBE -së dhe Shqipërisë.

Ky memorandum do të forcojë punën kundër rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta.

Takimi mes dy ministrave do të pasohet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ajo gjithashtu do të takohet me kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla, përfaqësues të shoqërisë civile në vend dhe Praninë e OSBE-së në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy