Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar mesditën e kësaj të diele lidhur me postimin e një dite më pare të kryeministrit Rama për Rilindjen Urbane në Durrës.
Përmes një deklarate në “Facebook”, Bylykbashi bën përgjegjës kryebashkiakët socialistë për shkatërrimin e qytetit të Durrësit dhe shprehet se Kryeministri Rama po tallet me durrsakët.



