Meta: Përkrah qëndrimet e Osmanit dhe Gjukanoviç, të ecim në shtratin e procesit të Berlinit

Meta: Përkrah qëndrimet e Osmanit dhe Gjukanoviç, të ecim në shtratin e procesit të Berlinit

Presidenti Ilir Meta thotë se përkrah plotësisht qëndrimet e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç për ta çuar përpara bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal, i vendosur më së miri në shtratin europian të procesit të Berlinit.

Në këtë periudhë plot sfida për sigurinë dhe paqen në Europë duhet të qëndrojmë me vendosmëri besnikë të projektit strategjik të integrimit europian, duke refuzuar çdo shteg që del jashtë kësaj rruge.

Meta shton se procesi i Berlinit siguron bashkëpunimin e hapur rajonal drejt BE, duke mbetur të pandikuar ndaj projekteve që duan ta minojnë apo rivalizojnë këtë perspektivë.

Sipas tij, sa më shumë Europë mes nesh, aq më shumë siguri, paqe dhe begati do të sjellë e ardhmja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy