Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi/ Ndreca-Vokshit: Jemi ngritur për të hetuar, jo paragjykuar

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi/ Ndreca-Vokshit: Jemi ngritur për të hetuar, jo paragjykuar

Kanë nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës punimet e Komisionit Hetimor për dy koncesione në shëndetësi.

Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi parashtroi disa arsye pse do ngrihet ky komision, duke theksuar nder të tjera se dy  koncesionet, ai i “Sterilizimit” dhe “check up” kapin një vlerë 200 mln euro.

Ky komision nuk është kërkuar për interesin e deputetëve të opozitës, por ky komision shihet si një mjet për të nxjerrë në pah situatën ku ndodhet sektori i shëndetësisë.

Situata nga denoncimet që na vijnë është e rënduar, me mungesa në barna, kura, pa mundësi për të bërë analiza apo ndërhyrje. Shqiptarët nuk marrin shërbim falas, nuk marrin shërbimin publik.

Koncesionet që në do shqyrtojmë në këtë koncesion arrijnë vlerën 200 mln euro, për sterilizimin dhe check up.

Për këto deklarata ka ndërhyrë deputeti i PS, Plarent Ndreca, i cili tha se Vokshi po paragjykonte komisionin duke dalë në përfundime dhe se po bënte deklarata partiake.

Më vjen shumë keq që u nis në këtë mënyrë. Del e qartë që ju e keni paragjykuar veprimtarinë e këtij komisioni.

Keni thyer parimin e respektimit të rregullit ligjor . Ne jemi ngritur për të hetuar, për të mos paragjykuar. Nëse vijojmë me deklarata partiake, ndërkohë që jemi këtu për një proces, e kemi nisur me këmbë jo të mbarë.

Respektoni parimet kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy