“Xhaçka, ministre mediokre”, Çupi: Të gjithë ministrat e Berishës janë objekt për SPAK-un

“Xhaçka, ministre mediokre”, Çupi: Të gjithë ministrat e Berishës janë objekt për SPAK-un

Analisti Frrok Çupi tha në studion e MCN Live se kryeministri Rama është kujdesur që këto zgjedhje të mos i japë zë grindjeve brenda PS-së.

Megjithëse e cilësoi Olta Xhaçkën si një ministre mediokre, Frroku tha se kjo nuk e zhbën rëndësinë që ajo mund të ketë për ekipin e PS.

Nuk mund ta them Olta Xhaçkën një ministre të mirë, për këtë mund të garantoj, jehonën e zërit e çoj deri në qiell sepse ishte një ministre mediokre dhe ministre rastësisht. Qëlloi aty dhe bënte mesazhe të tmerrshme kundër ambasadës amerikane, gjë që shkelte deontologjinë e një ministri të Jashtëm, shkelte të gjithë etikën. Por a duhet për deputete? Deputete është tjetër gjë. A i shërben ekipit?

Rama e konsideronte ashtu. PS-ja po punon me ekip. Ashtu mendojnë se po punojnë të gjitha partitë dhe ka shmangur atë grindjen, luftën e bërrylave. Partitë nuk janë të shenjta, janë klika. PS është një ekip tërësor.

Kësaj herë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, Rama është kujdesur të mos i japë zë atyre grindjeve ytë brendshme.

I ndalur tek kampi opozitar, Çupi tha se të gjithë ministrat e qeverisë Berisha janë objekt i SPAK

Ministrat e Berishës janë të gjithë objekt për SPAK se kanë firmosur për kullat dhe Gërdecit. Si mundet që Berisha të shkojë në publik dhe të thotë që vetë jam i mirë, por ministrat jo. Opozita po paguar haraçin e historisë së vet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy