
Teksa kreu i PD Lulzim Basha ka prezantuar javën e kaluar programin ekonomik, një reagim ka ardhur nga zv.kryeministri Erion Braçe.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se programi ekonomik i Partisë Demokratike do të krijojë një ‘gropë në pension’ 10 miliard lekë.
Më tej Braçe shton se programi ekonomik i PD-së do të dënojë më vdekje punëtorët, e djeshëm, të sotshëm dhe të nesërm. Sipas Braçes, Basha po u bën dopio favor oligarkëve, duke u shtuar fitimin dhe duke i tatuar më pak.
“Lyli dënon me vdekje punëtorët e djeshëm, të sotëm, të nesërm! Të përjetshëm oligarkët!
Sigurimet shoqërore 18%, sjellin 22 miliardë lekë më pak në pensione, 220 milionë dollarë! 22 miliardë lekë favor fiskal; 20.3 miliardë lekë të okigarkëve, 1.7 miliardë lekë punetorëve!
20.3 miliardë lekë ose 200 milion dollarë tek fitimet e oligarkëve! Lyli Basha thotë se do ulë tatimin e oligarkëve nga 15% në 9%; pra, oligarkëve dopio favor: ju shton fitimet dhe i taton më pak! Punëtorëve asgjë, madje madje, do u tatoj dhe pagën minimale”, shkruan Braçe.
Ndër të tjera zëvendës kryeministri shton se edhe sikur Lul Basha të punësojë 110 mijë punëtor të rinj në një vit e ti paguaj me 50.000 lekë dhe jo 36.000 mijë lekë, sërish gropa në pension do të mbetet 100 milionë dollarë.
“Lyli Basha thotë se do punësoj 110 mijë punëtorë të rinj në 4 vite, por edhe sikur të punësoj 110 mijë në një vit e ti paguaj me 50.000 lekë, jo 36.000, gropa në pensione mbetet 10 miliardë lekë ose 100 milionë dollarë!
Skema e Lylit dënon me vdekje punëtorët e djeshëm, të sotëm, të nesërm. Punëtori kurrë nuk do punoj edhe për vete, por vetëm për oligarkët!
Kujtojmë se javën e kaluar PD prezantoi edhe programin ekonomik për të cilin Basha tha se janë dashur 2 vite për ta hartuar, është hapja e 110 mijë vendeve të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, taksë 9% të fitimit mbi të gjitha bizneset me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja, totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme jo më i lartë se 0.5% e xhiros”, përfundon Braçe.



