Balla takon zyrtarin gjerman: Jemi në një moment historik për Shqipërinë

Balla takon zyrtarin gjerman: Jemi në një moment historik për Shqipërinë

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, zhvilloi një takim me sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange, dhe delegacionin që e shoqëron.

Gjatë takimit Balla e falenderoi përfaqësuesin e qeverisë gjermane dhe të Bundestag-ut për mbështetjen e fortë për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu për vijimin e procesit me hapjen e negociatave për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

“Jemi në një moment historik për Shqipërinë, në raport me perspektivën tonë të anëtarësimit në familjen europiane, ku natyrshëm ne i përkasim në çdo ditë të jetës sonë Bashkimit Europian dhe pse kemi ende shumë, shumë punë për t'u bërë vend anëtar”, tha Balla.

Nga ana e tij, sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange, u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të dukshëm përpara në rrugën e saj europiane. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë.

Në këtë takim, Balla shoqërohej nga deputetët Klotilda Bushka dhe Ervin Bushati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy