OSBE reagon për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s: Procesi duhet të jetë transparent

OSBE reagon për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s: Procesi duhet të jetë transparent

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE/ODIHR) në Tiranë ka reaguar pas kërkesës së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, për shtyrjen e zgjedhjes së kryetarit të AMA-s.

Përmes një postimi në Twitter, OSBE thekson nevojën e një procesi gjithëpërfshirës, pjesëmarrës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Po ashtu, ne kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës, duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm.

OSBE gjithashtu shkruan se ajo kujdeset për t’u siguruar që AMA mund të përmbushë në rastin më të mirë misionin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy