
Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (REC) në Serbi, shqiptarët do të përfaqësohen vetëm me një deputet në Kuvendin e Serbisë.
Këto janë rezultatet e përcaktuara në bazë të gati 15 për qind të votave të përpunuara.
Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit aktualisht ka 0.45 për qind apo 1 ulëse. Kamberi pritet të jetë sërish zë i shqiptarëve në parlamentin serb.
Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit për momentin ka 0.22 për qind, gjë që rezulton me zero ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Partitë dhe listat që do të jenë në legjislacionin e ri të Parlamentit të Serbisë janë edhe Lista e Aleksandar Vuçic – “Së bashku mund të bëjmë gjithçka” – 42,9 për qind (121 vende), Marinika Tepiq – “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” – 13,5 për qind (38 vende), Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë – 11,4 për qind ( 32 mandat), Millosh Jovanovic – “Shpresa për Serbinë” – 5,4 për qind (15 mandate).
“Moramo” – 4,6 për qind (12 mandate), Boshko Obradovic – Lëvizja serbe Dveri – POKS – 3,9 për qind (10 mandate), Milica Gjurgjeviq Stamenkovski – Partia Serbe Zavetnici – 3,8 për qind (10 mandate).
Ndër partitë e tjera të pakicave që hyjnë në parlament është Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës – Istvan Pastor – 1,6 për qind (5 vende), trashëgimia e Myftiut – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – 1 për qind (3 vende), Së bashku për Vojvodinën – Vojvodinë – 0,7 për qind (2 mandat), SDA Sanxhak – Dr. Sulejman Ugljanin – 0,5 për qind (1 mandat).
Ndryshe, REC njoftoi se rezultatet e para zyrtare do t’i shpallen gjatë ditës së sotme.



