“Pa viza në SHBA”, Basha prezanton programin e ri, me premtime të vjetra (VIDEO)

“Pa viza në SHBA”, Basha prezanton programin e ri, me premtime të vjetra (VIDEO)

Brenda katër viteve, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të lëvizin në SHBA pa pasur nevojë për vizë.

Kjo është një nga pikat e programit të Lulzim Bashës për zgjedhjet 2025, një premtim ky i vjetër i Partisë Demokratike, që dikur me në krye Sali Berishën zotohej për lëvizje të lirë në Amerikë.

Drupal Ad

 

 

 

Në një program me 15 pika, Basha vuri theksin edhe tek Fondi i Familjes, duke premtuar mijëra euro për nënat e reja dhe ato me shumë fëmijë.

Basha u ndal edhe tek një nga plagët e hershme të shoqërisë shqiptare dhe premtoi reformën e pronës.

Në programin e Partisë Demokratike një vëmendje të veçantë mori edhe statusi i të përndjekurve politikë, ku u dha premtimi se monetarisht, do të jetë i barabartë me atë të ish-ushtarakut.

Gjatë fjalës së tij, Basha pranoi se ish-të përndjekurit janë përdorur dhe tradhtuar vazhdimisht në këto 34 vite nga PD-ja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy