Kryemadhi në Malësinë e Madhe: Ne duhet t’i japim fund tranzicionit dhe urrejtjes politike

Kryemadhi në Malësinë e Madhe: Ne duhet t’i japim fund tranzicionit dhe urrejtjes politike

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim elektoral në Malësinë e Madhe, ku shprehu anagazhimin e LSI-së për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri.

Kryetarja e LSI-së theksoi me të tjerash se ka ardhur moment që të shmanget urrejtja politike dhe të shpërndahet vetëm solidaritet.

“Unë në fakt gjithmonë miqtë më të mirë i kam malësorë. Nganjëherë ideja e malësorit në shumicën e rasteve është sikur janë të egër, por të jesh malësor do të thotë që je besnik, i qëndrueshëm, por ke edhe botë të madhe shpirtërore. Sepse të ndryshosh dhe të ruash vlerat e familjes, të traditës, të historisë, të trashëgimisë, janë gjëra të vështira që në kohën e sotme mund t’i gjesh.  Fjalët janë ndonjëherë shumë pak përpara asaj çka përfaqësojnë të tre zonjat në këtë takim. Unë do të isha shumë e varfër përpara fjalëve që do të thotë vajzat dhe përpara asaj çfarë do thonë të gjithë banorët e Malësisë së Madhe. LSI-ja në Malësinë e Madhe ka qenë gjithmonë një element emocioni, ka qenë element fryme, ka qenë element nxitjeje, inspirimi, angazhimi të të gjithë qarkut të Shkodrës dhe që këtej vinte deri në Tiranë, e nga Tirana shkonte në të gjithë Shqipërinë. Ne duhet t’i japim fund tranzicionit në Shqipëri. Ne duhet t’i japim fund urrejtjes politike, sepse ajo nuk na çon përpara, por përkundrazi na kthen mbrapa në ato vitet më të errëta të Shqipërisë. Ne duhet të shpërndajmë dashurinë, duhet të shpërndajmë solidaritetin, duhet të shpërndajmë bashkëjetesën me njëri tjetrin, ashtu siç kemi ditur dhe dimë gjithmonë ne shqiptarët për të mbajtur njëri tjetrin dhe për t’i qëndruar pranë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy