
Djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, ka reaguar në foltoren e sotme ndaj vendimit të dhënë nga DASH. Orlando Rakipi tha se familja e tij do ta apelojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa nuk ka kursyer akuzat ndaj Lulzim Bashës.
“Ne sigurisht që vlerësojmë administrtën amerikane dhe vendimi i tyre e ka dhënë vetë mundësinë e apelimit, procedurë që tashmë është në rrugë e sipër. Aqif Rakipi është folur dhe përgojuar shpesh kohët e fundit, sidomos nga Lulzim Basha dhe ndonjë i afërt me të. Kam një fjalë për Lulzim Bashën: mos mallko suksesin e tjetrit, por mëso se në thelb, politika është marrëdhënia me njerëzit dhe pikërisht kjo është arsyeja e dështimit tënd serial. Babai im bëhet copash për të ndihmuar çdo njeri në nevojë, ndryshe, po shumë ndryshe nga ti, babai im ka një cilësi që shumë shqiptarë e duan dhe e quajnë burrni”, tha Rakipi.



