Përjashtimet në PD, Pjetri: Të pakuptimta. Zgjedhjet në Durrës ishin një farsë

Përjashtimet në PD, Pjetri: Të pakuptimta. Zgjedhjet në Durrës ishin një farsë

Ndrec Pjetri, ish-kandidat për deputet në Durrës tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se PD-ja jo vetëm që nuk është e organizuara, por është e keqorganizuar. 

 

Duke vijuar, Pjetri tha përjashtimi i anëtarëve të PD-së është i pakuptimtë. 

 

Jemi në kolaps, se dega nuk merr përsipër të thotë i kemi përjashtuar. Qendra thotë janë referuar nga dega. 

 

PD-ja, jo vetëm që nuk është e organizuar, por e keqorganizuar. Një dezinformim përkthehet në një vendim.

 

Nuk mund t’i vëmë gisht anëtari të thjeshti, që është aksioner dhe kontribuues. Vjen me vullnet dhe jo me pagesë apo rrogë. Nuk ka si të jetë lidershipi pronar. 

 

Përjashtimi është nonsense. 

 

Anëtari kurrsesi nuk ka si bashkëpunon me PS. 

 

PD është në paralizë totale, vepron pa strategji. PDSH përsërit pafundësisht gabimet. Jemi në kushtet për të mos bërë gabime fillimisht. 

 

Kjo situatë ka ardhur nga aftësia drejtuese e lidershipit. 

 

I ndalur tek zgjedhjet e zhvilluara në degën nr.1 në Durrës, Ndreca tha: 

 

Vetëm zgjedhje nuk pati në degën nr.1 në Durrës. Ishte një farsë.

 

Kur nuk funksionon lidershipi në qendër, çfarë mund të presim ne nëpër degë. Si rregull ata duhet të personat më të aftë. Degët janë në paralizë totale. E them me bindje të plotë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy