Andi Bushati në një lidhje skype me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ku u shpreh se praktikisht ai mbyll listat zgjedhore.
Ai tha se duke i bërë vendet fituese ekskluzivitet të kryetarit, është një "pakt i pistë", që forcon pozitat e Ramës në qeverisje dhe të Berishës në PD, por dëmton opozitën. Bushati e quajti marrëveshjen "vrastare" për opozitën.
Ky është një pazar dhe zgjedhja që ka bërë opozita është më vrastarja. Ka bërë zgjedhjen që i thotë Ramës, ti mbaj pushtetin, ne kalçifikojmë Saliun si kryetar opozite. Por, duke thënë këtë dhe duke denoncuar këtë pakt të pistë, duhet të them se kjo është vetëm ana e dukshme dhe më e vogël e ajsbergut.
Dua ta nis, të shembulli që dha Arlind Qori, meqenëse jam edhe votues i tij. A do ta imagjinonim ne. që partia të nxirrte një si Jeremy Corbyn nga rradhët e saj dhe populli ta zgjidhte? Nuk ka mundësi, sepse ne nuk kemi sistem demokratik që garanton zgjedhjet.
Por, nuk është ky problemi i shqiptarëve. Problemi është që kemi një qeveri të mbyllur që pamë në Kongres. Njerëzit që marrin vendimet për ne, janë lakejt e Edi Ramës. Nuk dimë pse ikën ministri i brendshëm, i financave, etj"



