Meksi: PD tani funksionon në formë diktatoriale. Reformimi duhet të nisë nga baza

Meksi: PD tani funksionon në formë diktatoriale. Reformimi duhet të nisë nga baza

Avokati Redon Meksi duke folur në MCN Live theksoi se PD-ja mund të fitojë nëse reformohet, duke e filluar nga baza, rizgjedhja e strukturave nga e para, dhe jo nga kryetari. Meksi tha se mënyra si punohet sot në PD është diktatoriale, dhe gjatë zgjedhjeve ka pasur manipulime në komisionet hetimore. Ai e konsideroi një mentalitet “kinez” apo “kinezo-rus” atë të Bashës dhe përfaqësuesve të tij që etiketojnë si “anti-amerikanë” ata që kërkojnë njohjen e votës, bazës dhe parimeve se si funksionon SHBA. 

Forma si punon sot PD-ja është komplet diktatoriale. Edhe sikur të bashkohen sot, jo që s’do fitojnë, por do humbin edhe vota siç ndodhi në Kukës. Asnjë nga dy kryetarët sot s’ka mundësi të kontrollojë bazën, e kanë humbur sot bazën. Edhe ai që është më i besuari i Berishës, apo i Bashës, nuk ka më shpresë sot që do vijë kryeministër, qoftë Berisha, qoftë Basha. Basha sepse s’ka numra, Berisha për arsye të tjera, por PD mund të fitojë, ka diferencë të madhe dhe këtu duhet të fillojë puna te baza. Nuk është vetëm puna e kreut, por duhet të zgjidhen të gjitha strukturat nga e para. Kryetari është i fundit që zgjidhet. Unë kam qenë në komisionin zgjedhor kur ishte Berisha me Elezin, isha përfaqësues i z.Elezi dhe pashë se si manipulohej komisioni zgjedhor, sepse ishte i zgjedhur i gjithi nga një krah, shkelej statuti, nuk pyetej për kërkesat. Duhet të lësh kohë për fushatë, jo fushatë për 10 ditë. 
T’i thuash dikujt anti-amerikan kur kërkon votën! Sepse unë çfarë po kërkoj në fund fare, po kërkoj demokraci. Amerika është në fund fare ai shteti që të jep mundësinë, lirinë, që me meritokraci të hipësh shkallët e tua. Kur unë kërkoj këto rregulla ti je më thua anti-amerikan, je i shkalluar. Je kinez, kinezo-rus, në mentalitet dhe e quan veten aleat të amerikanëve. Mos njohësh, votën, bazën, parimet baze të Amerikës, çfarë lidhje ke ti me Amerikën?! Luli apo shokët e Lulit që tani flasin në këto lloj forme. Ne po kërkojmë të njëjtat të drejta që kërkon një qytetar amerikan për të zgjedhur. Mos do ishte më mirë që këto komunikimet që kanë me ndërkombëtarët këta deputetët tanë t’i kishin me qytetarët tanë. Sepse nuk u intereson më elektorati, u intereson kryetari që i vë në listë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy