Roshi: Rama i çorientuar politikisht, mediat janë dorëzuar pa kushte para qeverisë

Roshi: Rama i çorientuar politikisht, mediat janë dorëzuar pa kushte para qeverisë

Ish-deputeti Artur Roshi flet për çoroditje të Kryeministrit, për të cilin thotë se është i çorientuar politikisht pasi ka anksiozë politike dhe se para disa ditësh goditi dhe vendet e perëndimet.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Rama sulmoi ambasadoren amerikane, e përçmoi dhe tani i vjen radha medias, referuar rastit të Top Channel.

Sipas tij, Kryeministri ka një problem që nuk është marrë asnjëherë me shkakun, por me pasojat.

Rama ka qenë periferik, i sipërfaqshëm, nuk u ka rënë problemeve në thelb për zgjidhjen e tyre. I ka bërë përshtypje pse Top Channel ka thënë të vërtetën, se kush është shkaku nuk dihet.

Është marrëdhënie mes Kryeministrit dhe Top Channel, për të mos thënë mes një njeriu që ka biznes dhe Kryeministrit. Top Channel ashtu si media të tjera nuk e përballon dot fuqinë e së vërtetës, ndoshta është ndalur.

Media nuk është në treg të lirë por treg klientelist që e dirigjon qeveria. Mediat janë dorëzuar pa kushte para qeverisë.

80% e mediave janë në krahë të qeverisë dhe janë përgjegjëse po aq sa qeveria për këtë gjendje amorfe të demokracisë, të kapur nga dy palë.

Të një lloj diktature të shëmtuar, ku përgjegjësi të madhe ka dhe media si pjesë e një lloj pushteti të pavarur që nuk është dhe duhet të ishte vasale e qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy