Deputetja e PS Mira Shehu: Të rinjtë të marrin në dorë drejtimin e partive

Deputetja e PS Mira Shehu: Të rinjtë të marrin në dorë drejtimin e partive

Reformimi i partive politike dhe ardhja në krye të tyre e intelektualëve, nuk është më pak i rëndësishëm se dekriminalizimi. Deputetja e PS Mira Shehu në një shkrim të saj, ka hedhur idenë e përmirësimit të përfaqësimit të elitës politike nga të rinj të kualifikuar.

 

Duhet të jenë të rinjtë kandidaturat e reja për deputetë, kryetar bashkie apo dhe drejtues institucionesh cilësorë. Vetëm personazhe të rinj me dëshirë për të punuar, do të bënin më mirë punën e tyre duke lënë pas në histori, kulturën e shitjes së pozicioneve të punës apo shërbimeve të shtetit dhe më keq akoma të pushtimit të vendeve të punës me të paaftë.

 

Sipas Shehut një shembull mjaft i mirë është edhe reformimi i PS në Vlorë dhe Gjirokastër ku me qindra djem dhe vajza të shkolluar trefishuan anëtarësimet. Edhe pse do të jetë e vështirë për këta të rinjë të pranohen në skënën politike, kthim prapa nuk mund të ketë, për sa kohë ndryshimin e kërkon koha dhe njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy