Kosova – “tokë e askujt”, Bushati: Është shumë e rëndë

Kosova – “tokë e askujt”, Bushati: Është shumë e rëndë

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” gazetarët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini komentuan intervistën e kryeministrit Rama, për Financial Times, në të cilën Kosovës iu referua si “toka e askujt”. Bushati tha se një cilësim i tillë është shuëm i rëndë, ndërsa Sejamini tha se një pjesë e qëndrimevetë Ramës vijnë nga interesi që kanë të huajt për Shqipërinë.   

Bushati: Nuk është puna te nacionalizmi folklorik. Imagjino një lider palestinez arab të thoshte për një pjesë të Çisjordanisë “është tokë e askujt”. Ishte i vrarë për një javë. Ky thotë për një tokë të Kosovës është tokë e askujt. Është shumë e rëndë!

Sejamini: Serbët në Kosovë janë nënshtetas të Kosovës. Këtu ka dhe një përshtypje sikur... ata janë nënshtetas të Kosovës, si minoriteti ynë grek  janë nënshtetas të Shqipërisë. Po nuk e pranuan ata Kosovën, çfarë kuptimi ka të flasim pastaj?

Bushati: E bukura ishin fjalimet copy paste të Elisave që përsëriteshin që thoshin sa gjëra të bukura ka bërë Rama për Kosovën. Ajo ishte qesharakja e kësaj seance.

Sejamini: Ky është pragmatizëm. Me udhëheqësin duhet ta mbash mirë. Por një pjesë e qëndrimeve që ai mban vjen nga interesi që kanë të huajt për Shqipërinë. Rama e kupton këtë nevojë dhe i shërben kësaj nevoje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy