Haka voton në Dibër: Duhet të kemi kryetar që s’kontrollohet nga Tirana

Haka voton në Dibër: Duhet të kemi kryetar që s’kontrollohet nga Tirana

Për zgjedhjet vendore në Dibër ka votuar kandidati i PD për bashkinë Dibër, Luan Haka.

 Në një prononcim për mediat, Haka tha se Dibres i ka ardhur koha “që të ketë një kryetar bashkie dhe jo një kryetar bashkie qe drejtohet nga Tirana, nga ministra dhe drejtore ne Tirane”.

 Sapo votova, dhashë një votë për Dibrën dhe për dibranët. E nesërmja do të jetë më ndryshe. Mendoj se Dibrës i ka ardhur koha qe të ketë një kryetar bashkie dhe jo një kryetar bashkie qe drejtohet nga Tirana, nga ministra dhe drejtorë në Tiranë. Në Lurë sot nuk shkojnë dot për të votuar sepse nuk ka rrugë. Sikur ato lekë që kanë harxhuar në këto ditë nga ministra dhe drejtore sot Lura do të kishte një ditë ndryshe. Fitore për PD!.

 Duke folur për problematikat e hasura deri me tani ne procesin e votimit, kandidati i PD tha se janë konstatuar shkeljet para zgjedhjeve.

 PS dje ka shpërndarë ndihmë ekonomike duke dhënë militanteve lekë për zgjedhjet. Të gjitha komunat nga Sllava, Arrazi, Luzni dhe Maqellare. Faktet konkrete kemi bërë denoncime ne SPAK. Ditët në vijim do jetë çdo gjë transparente”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy