Deklarata e Ramës, reagon Basha: Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër

Deklarata e Ramës, reagon Basha: Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrin Edi Rama në fjalimin e tij të fundit të mandatit të dytë qeverisës.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shkruan se në fjalimin e Ramës nuk kishte asgjë të re, ndërsa shton se “dështimet e njëpasnjëshme kanë mbajtur peng integrimin e vendit”.

Më tej Basha shton se PD-ja është e angazhuar që të sjellë zgjidhje për Shqipërinë, që sipas tij është bërë e pajetueshme.

"Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra. Plehrat digjen në kriza mjedisore të stisura për të çuar taksat e qytetarëve te mafia e inceneratorëve, krimi gëlon prej ortakërisë me pushtetin, korrupsioni që ka kapur shtetin është i përhapur në çdo qelizë të qeverisë, varfëron dhe largon shqiptarët, të braktisur edhe në kohë pandemie me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë dhe paketat më të vogla ekonomike në kontinent, integrimi në të cilin mbahet peng nga dështimet e njëpasnjëshme.

Ky është bilanci real i një regjimi që masakron zgjedhjet vetëm për të vjedhur familjet shqiptare. Autorët e tij duhet të ishin përpara drejtësisë për atë që u kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 8 vite, jo duke përrallosur për arritje imagjinare.

Partia Demokratike është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve, sepse asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme për fëmijët tanë.", shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy