Agron Tufa: Po na dorëzojnë në duart e ish-Sigurimit

Agron Tufa: Po na dorëzojnë në duart e ish-Sigurimit

Drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa e ka quajtuar shqyrtimiin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 10.242 datë 25.02.2010 “Për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri”një farsë të radhës. Ai shprehet se ndryshimet që qeveria ka ndër mend të bëjë në një nga nenet e ligjit kanë si qëllim ndalimin e studimit të periudhës së luftës dhe pajisjen e e personave përkatës me certifikata sigurie. Sipas Tufës, pajisja e certifikatave  synon heqjen e personave nga puna dhe është krejtësisht e paligjshme.

“Të nderuar gazetarë të vërtetë,
Nëse ju intereson farsa e radhës,
Ju njoftoj se ditën e martë, datë 16.07.2019, ora 10:00, në Komisionin e Ligjeve do të zhvillohet mbledhje me rend dite si më poshtë:
Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 10.242 datë 25.02.2010 “Për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri”
Relatore znj. Klotilda Bushka.
Bëhet fjalë për ndryshimin e një neni, që na ndalon studimin e periudhes se luftës (këtë sa për sy e faqe) dhe për një ligj që na detyron të pajisemi të gjithë me certefikata sigurie. Kujt nuk do ia japin, ai duhet të lërë punën. Dhe dihet se kujt nuk do ia japin me porosi. Thjesht na dorëzojnë në duart e ish oficerëve operativë të ish Sigurimit famëkeq të diktaturës.
Ne do ta kundërshtojmë vendosmërisht këtë ndërhyrje thellësisht të paligjshme!
Kërkojmë mbështetjen tuaj!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy