Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një audio-mesazh nga paraburgimi tha se koalicioni PD-ASHM synon të paktën deputet në Tiranë.
Deklarata u bë në takimin prezantues të kandidatëve për deputet të PL, pjesë e koalicionit "PD-ASHM"
“E pra, ai është kyçur në listën e mbyllur në Tiranë se ka shumë arsye t’i fshihet gjykimit të hapur të Tiranës. Ndërsa unë jam në listë të hapur dhe besoj te Tirana, e cila do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për aleancën tonë “PD–ASHM”. Vota për këtë aleancë, “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është vota për ndryshimin historik. Vota për ILIR METAJ, deputet i Qarkut të Tiranës, është një votë e pastër kundër diktaturës. Liria do të triumfojë më 11 Maj dhe të gjithë shqiptarët do të marrin frymë lirisht në 12 Maj, sepse ky vend ka diell për të gjithë”



