Demokratët këndojnë për ditëlindjen e Berishës/ Ish-kryeministri nga Korça: Nuk do ta harroj kurrë

Demokratët këndojnë për ditëlindjen e Berishës/ Ish-kryeministri nga Korça: Nuk do ta harroj kurrë

Ish-kryeministri Sali Berisha, takimin e radhës e kishte sot në Korçë, ku do të zhvillojë një takim me demokratët dhe simpatizantët e PD-së gjatë foltores në këtë qytet.

Berisha është shoqëruar nga deputeti Edmond Spaho, Flamur Noka, Tritan Shehu, Sorina Koti dhe ish-deputetët Arben Ristani e Klevis Balliu, ndërsa në ambientet e kinema Milenium janë mbledhur qindra demokratë.

Ish-lideri demokrat sot ka ditëlindjen dhe mbush 77 vjeç.  Berisha u surprizua sot nga demokratët e Korçës të cilët i kishin rezervuar surpriza për ditëlindjen e tij.

Berisha ka shprehur falënderimin dhe admirimin për qytetarët korçarë, teksa u shpreh se sot po feston ditëlindjen më të bukur të jetës së tij.

“Të dashur demokratë dhe drejtues të PD në qarkun e Korçës, së pari dëshirojë të përulem me nderimin më të madh para banorëve dhe qytetarëve të kësaj treve për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare, të dijes, të pushkës, të mendjes dhe çdo shqiptar ushqen për Korçën dhe trevat e kësaj zone admirimin dhe mirënjohjen e pakufishme. Dhurata të pafundme i kanë bërë burrat dhe gratë e Korçës ndaj Shqipërisë.

Më bënë një dhuratë që kurrë nuk do ta harroj. Pata ditëlindjen më të bukur të jetës time më ju dhe ju falënderoj shumë. Unë kam ardhur tek ju për të biseduar me ju për një situatë kritike ku ndodhet Shqipëria dhe këtë nuk e themi ne për propagandë por e themi se 8 vitet që kaluan ishin vitet më të mbrapshta në këtë vend”,u shpreh Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy