
Procesi i votimit për pushtetin e ri vendor vijon në të gjithë Shqipërinë. Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 e kanë ushtruar të drejtën për të zgjedhur 29.51% e qytetarëve me të drejtë vote.
Shifra shënon një progres të vogël në krahasim me orën 14:00, kur kishin votuar 26,64%.
Qendrat e votimit në të gjithë vendin mbyllen në orën 19:00.
Pjesëmarrja e ulët i ka shtyrë partitë kryesore të dalin me deklarata shtypi, përmes të cilave vijojnë të inkurajojnë qytëtarët të ushtrojnë të drejtën e votës.



