Meta: Duhet të kemi ritme më të larta ekonomike, duhet të nxisim ivestime

Meta: Duhet të kemi ritme më të larta ekonomike, duhet të nxisim ivestime

Kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë Forumit Ekonomik të LSI-së, deklaroi se zhvillimi ekonomik është sfida më e madhe për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Ndër të tjera Meta tha se para se të flasë politika në rend të ditës, për ekonominë duhet të flasin më parë ekspertët.

“Nuk ka më kohë për amatorizëm në çështjet që prekin të ardhmen e vendit. Vendi ka shumë kapacitete intelektuale për të dhënë shembuj të çmuar. Duhet të kemi ritme më të larta ekonomike dhe duhet të nxisim dhe inkurajojmë më shumë investimet”, ka thënë Meta, duke tërhequr vëmendjen se Shqipëria është mbrapa krahasuar me fqinjët.

Siguria juridike e të bërit biznes ka qenë një tjetër aspekt i prekur prej tij, për të cilën ka theksuar se, duhet të jetë prioritare. Modeli ynë i zhvillimit do të bazohet në parime themelore si ndarje e drejtë, shanse më të barabarta, etj”, ka shtuar Meta.

Kreu i Kuvendit theksoi se duhet të nxisim më shumë investimet.

"Bujqësia duhet të trajtohet dhe nga ana buxhetore si sektor i ekonomisë. Tregu vendas duhet të furnizohet nga prodhimi vendas. Për turizmin po punohet në një plan organik për ta kthyer atë në një promotor të fortë dhe për fronte pune. Rritja më e madhe ekonomike do të bëjë të mundur zhvillim në shëndetësi, arsim. Modeli ynë i zhvillimit do mbështetet tek shtresat e pambrojtura. I bëj thirrje të gjithë atyre që të kontribuojnë, t’i bashkëngjiten këtij forumi.”, tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy