
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pjesëmarrës në konferencën e sotme “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, me pjesëmarrjen e vendeve të BE-së, tha se plani i rritjes ekonomike përshpejton rrugën drejt BE-së.
Kurti në fjalën e tij u ndal tek zgjerimi i BE-së si edhe tek bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai theksoi se Kosova është e gatshme për realizimin e reformave, duke shtuar se kërcënimet duhet të marrin fund.
Vitin e kaluar në tetor në Samitin e procesit të Berlinit, doli nga një mungesë e caktuar për ndjenjën e zgjerimit urgjent, ndërsa tani kemi plan për rritje apo zgjerim urgjent dhe kjo për shkak të rritjes së agresionit rus. Lidhur me sektorin privat besoj do të përmirësojë qasjen e financave. Gjashtë vendet e Ballkanit sigurisht do të ketë përfitime. Aderimi në BE besoj që duhet të jetë me merita dhe duhet të jetë një mundësi për bashkëpunim më të fuqishëm nga vendet e Ballkanit.
Gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka bashkëpunimi mes vendeve. Kosova është e gatshme për reforma që rajoni të integrohet dhe qytetarët të afrohen, kërcënimet duhet të ndërpriten. Liria për mallra duhet të shfrytëzohet për qytetarët dhe jo për gjëra të tjera. Në demokracinë liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës, BE paraqet përzgjedhje strategjike të liderëve të vendit dhe puna jonë është të plotësojmë kushtet dhe BE të gjykojë sipas meritave.
Plani i rritjes është i rëndësishëm për bashkëpunim më të fuqishëm rajonal, dhe të jemi të vetëdijeshëm për fuqitë transformuese, siç është deri më tani lidhur me përmirësimin, Kosova është e gatshme për reforma.
Që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të përafrohen, kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten. Kërkova dhe besim dhe marrëdhënia mes vendeve tona, kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të barten municione.
Marrëdhëniet normale janë kyç për shfrytëzimin e potencialit. Në demokracitë liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës.



