Analisti dhe gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin ‘Në Fokus’ në ‘TvT’, hoqi një paralele mes Shqipërisë dhe Serbisë pas zgjedhjeve të mbajtura së fundi në këtë vend, për shkak se edhe atje opozita braktisi zgjedhjet.
“E pritshme sepse vendet që larguan komunizmin, nuk e përqafuan dot demokracinë. U ngritën mekanizma që i shkuan në ndihmë një sistemi hibdrid. Këto parti që fituan zgjedhjet dhe që janë kthyer në autoritar, i morën të gjitha si në komunizëm dhe ua japin të vetëve. Vendet e punës nuk i merr kundërshtari, nuk ka meritokraci. Si në Shqipëri edhe në Serbi vendet e punës ndahen me klasa. Si në Kolonjë ku Spiropali cakton njerëzit që do hyjnë në punë. Të shohim a do shkojë Palmeri dhe të kthejë procesin.
Opozita parlamentarte doli nga parlamenti dhe si në Shqipëri, edhe në Serbi, qeveria merr votat që i nevojiten. Në komunizëm votuesit shkonin shumë të lumtur në votime, pra votimet ishin kryer më parë. Kështu edhe me Edi Ramën, se janë kryer me blerje. Kutia e votimit nuk ekziston. Vidhet vota, ajo është blerë jashtë, është manipuluar jashtë.
"Vura re në media që dy veta dalin nga PD. S'ka njeri tjetër aty. Këta tjerët të flasin nëpër tavolina, aleatët. Agron Duka për këtë punë ka shkuar te PD-ja, për të bërë aleancë me maxhorancën. Andej ka qenë. Duka është një njeri i mirë, por këta kështu shkojnë. Duka shikon llogaritë. Demokracia këtu te ne është shumë qesharake, si pazari Roskovecit. Ne nuk kemi një platformë të opozitës. Këtu nuk bashkohen të gjithë njerëzit kundër regjimit. Po nuk i thërret as Basha. Mund të kalojë edhe Fatmiri te Rama, por s’e e duan ata, s’e pranojnë,”-thotë fillimisht Rakipi.
I pyetur se si ka mundësi që votuesit i pëlqejnë qeveritë si të Ramës dhe Vuçiçit analisti përgjigjet:
“Votuesit vijnë nga komunizmi. Ne jemi popull dele dhe shkojmë në mënyrë masive ta falim votën për një thes miell. Më parë vinte ID-ja nga jashtë, ndërsa tani do vijnë me gjithë gisht. Popujt që vijnë nga komunizmi këtë lloj modeli preferojnë.”
Bashkia e Tiranës së fundmi rriti taksat me 15% për bizneset pikërisht në kohë pandemie, një veprim që sipas Rakipit është tipike e qeverive që nuk funksionojnë.
“Një shtet që nuk funksionon nuk do bëjë gjë tjetër, por do rrisë taksat. Nuk ka çfarë bën tjetër. 15 për qind i ka rritur këtë vit. Mbledh Këshillin Bashkiak dhe i urdhëron ti ngrenë taksat, derisa të mbarojë dhe oksigjeni i fundit. Një shtet që s’ka ekonomi me këtë do merret. Po ky s’ka transparancë se ku i çon këto para. Apo si te parku Rinia. Sjell këngëtarë apo ku di unë. Në botë edhe qindarka e fundit është transparencë, inceneratori i landfillit të Sharrës është afera më e pistë në botë.”



