Korreshi: Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe, është mbushur me minj e mace

Korreshi: Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe, është mbushur me minj e mace

Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, foli mbi situatën e rënduar në spitalin e Lushnjës.

Korreshi u shpreh se realiteti në spitalin e Lushnjës është i tillë që nuk mund të kryhet asnjë operacion tjetër, përveç synetlliqeve dhe heqjes së apendicitit.

Sipas deputetit të Lushnjës, spitali është në gjendje jo të mirëmbajtur, me minj e mace.

“Gjithë kjo historia e mallëngjimeve, e arritjeve globale, mu duk si fotografia që gjyshi i tregon nipit, i cili e bëri dhe ia tregoi gjysmë. Sepse ishte veshur bukur me këmishë e kollare, por nga mezi e poshtë ishte lakuriq. S’ia tregonte dot. Kështu është dhe situata në të cilën ndodhet mjekësia shqiptare.

Nuk e kemi vetëm për vaksinat, por deri dje ne themi ca vaksine të bënim kinezen apo atë që se dinim nga e kishte prejardhjen se ashtu ishte një muhabet.

Për të bërë Pfizerin në Lushnje duhet të kishe mik të fortë. Besoj të gjithë e dini këtë. Për të bërë një skaner në Lushnjë duhet 4 javë, po për 4 javë virusi hyn e del dy herë. S’punon priza, nga më absurdet. Sa do presin këta njerëz për tu diagnostikuar.

Nuk iu kërkoj shumë kohë të vini në Lushnjë, vetëm kohën që harxhoni në parukeri, të shikoni spitalin e Lushnjës. Po të vini ta shikoni është beterr mandat. Ju qeshët se herën e parë iu bëri përshtypje që aty kalojnë minjtë. Sot në Lushnje nuk ka mace, i kanë çuar të gjitha te spitalet.

Kostot ku shkojnë, ka bërë qeveria ndonjë kosto? Nuk e kanë bërë, bëjeni të kuptoni si është e vërteta, sepse spitali i Lushnjës është kthyer në një spital që bënë vetëm synetlliqe. Vetëm synetlliqe dhe dy herë apendicitin dhe asgjë tjetër. Kushtet janë terribël.”, u shpreh Korreshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy