Berisha: Të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë vetëm paterica të Erion Veliajt

Berisha: Të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë vetëm paterica të Erion Veliajt

Në një bashkëbisedim me qytetarët Sali Berisha tha se të gjithë kandidatët për bashkinë e Tiranës, përveç Belind Këlliçit, janë kandidatë të Ramës dhe paterica të Veliajt.  

Çdo kandidat përveç Belind Këlliçit, është kandidat i Edi Ramës. Ai kandidon për të ndihmuar kandidatin e Edi Ramës, që përbën në vetvete falsititetin më të madh, një nga njerëzit më të korruptuar të këtij vendi, një nga njerëzit më mashtrues dhe më pa ndjenja për qytetarët. Të gjithë kandidatët e Alibashës dhe Bravës janë vetëm paterica të Erion Veliajt. Janë njerëz që kanë kaluar në krah, në sqetullat e Edi Ramës, nuk kanë asgjë të përbashkët me të djathtën. Nuk besoj kurrë se e djathta mund të bëhet me njerëz si Alibasha dhe Lulzim Brava, të cilët janë pengje në lidhje krimi të Edi Ramës”.

Berisha i ftoi emigrantët për të qenë më 14 maj në Shqipëri dhe për të votuar për pluralizmin.

Normalisht çdo emigrant kudo që ndodhet, më 14 maj duhet të votonte aty ku gjendet. Sot teknologjia e bën të mundur votimin në kohë reale kudo që ndodhet shqiptari. Por pengesa e vetme për këtë është Edi Rama, i cili nuk pranon dhe nuk do të pranojë që në këto zgjedhje të votojë emigracioni. Por, këto janë zgjedhjet e jetës sonë, në kuptimin e asaj që ne ftohemi pas 32 vitesh te kutitë e votimit për të rivendosur pluralizmin dhe përmbysur monizmin. Në këtë kontekst, në këtë betejë, angazhimi i emigracionit, qoftë duke qartësuar rolin jetik që ka pluralizmi për shoqërinë shqiptare, qoftë duke marrë ato kursime që kanë për të ardhur për ët votuar, është i një rëndësie shumë të madhe. Me këtë rast i ftoj të gjithë emigrantët për të qenë më 14 maj në Shqipëri dhe për të votuar për pluralizmin. Sikundër i ftoj ata që nuk kanë mundësi, të bëjnë gjithçka me telefonata, jo vetëm me familjarët, por edhe më të afërmit e tyre, t’u kujtojnë se pse nuk ndodhen në Shqipëri. T’i ftojnë të votojnë kandidatët e primareve, të votojnë ndryshimin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy